KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-drejtori i KEK-ut: Jemi tepër vonë me përgatitjet
Tjera

Ish-drejtori i KEK-ut: Jemi tepër vonë me përgatitjet

Kosova News
Kosova News 20:20 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka thënë se situata energjetike në vendin tonë është më komplekse nga sa shihet për shkak se ka trashëguar njësitë e vjetra gjeneruese dhe varet nga importi në masën 15%.

Ai deklaroi se këtë vit e karakterizon mos kryerja e disa remonteve në Kosovës, duke hyrë me megavat mangët ose me shkurtesa.

“Në njësinë A5, nuk janë kryer remontet e duhura dhe nuk janë marrë hapa nga përgjegjësit për remont, pasi nga pranvera e hershme e deri në vjeshtë, bëhen përgatitje. Sezoni fillon nga tetori deri në prill dhe kemi rënie të temperaturave, kur përdoret energjia elektrike për ngrohje, kemi kërkesë të lartë konsum. Është tepër vonë që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të ndihmojnë njëra-tjetrën, për arsye se Kryeministri është keqinformuar ose keqkëshilluar”, u shpreh Gjukaj.

Gjukaj tha se Kosova importon 15% të energjisë ndërsa vitin e kaluar ka importuar 19% të konsumit.

“Shqipëria importon për vete mbi 35% të energjisë dhe në gjashtëmujorin e fundit e ka trefishuar, për arsye se prodhimi në Shqipëri varet nga reshjet. Kosova importon 15% të energjisë ndërsa vitin e kaluar ka importuar 19% të konsumit, ndaj themi se është shumë vonë të mbështetemi. Ka vite të tëra që ekspertët e fushës ngrenë zërin dhe është e pakuptueshme se Kosova importon 100 milionë euro në vit, Shqipëria 300 milionë euro, në një kohë që mund të investohen në kapacitete të përbashkëta, që të ulet varësia ndaj importeve”, tha ai.

Për Kosovën deklaroi se është e pakuptimtë se si përgjegjësit e kompanisë publike nuk kanë marrë masa që nga fundi i vitit të kaluar ka qenë me defekt dhe nuk është bërë në remont dhe tashmë që po hyjmë në fazën e dimrit, remonti mund të jetë shumë vonë.

“Kosova që nga viti 1984, sektori publik them, ai që menaxhohet nga shteti, nuk ka burime. Kanë qenë disa projekte që adresonin furnizimin e rregullt, projekti Kosova e re, i cili për shumë arsye, herë të pakuptimta, të moskordinuara, pa u dëgjuar ekspertët dhe analizë të thellë, ishte dështuar.

Të gjitha vendet kanë marrë masa të reduktojnë burimet e tyre dhe ti përdorin në dimër. Nga ana jonë nuk kemi parë, përkundrazi kemi parë abuzim, ku njësitë nuk kanë shkuar në remonte, që të ishin gati për dimrin”./raporto24

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?