KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon sot dëshminë në Speciale
Siguri

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon sot dëshminë në Speciale

Kosova News
Kosova News 08:34 -11/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga ora 09:00. Ai nisi dëshminë dje dhe është dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Deri më tani, Hill është dëshmitari i pestë i paraqitur nga ekipi i mbrojtjes në gjykimin “Thaçi dhe të tjerët”.

Christopher Hill dje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës ishte angazhuar nga SHBA-të në maj të vitit 1998 nga Madeleine Albright, të cilës i raportonte. Ai tha se kuptonte rolin e tij si diplomat që duhej të ofronte mbështetje ose zgjidhje politike për të ndalur dhunën në Kosovë.

Hill tregoi se me kolegët e Departamentit të Shtetit kishin punuar për një plan autonomie që do t’i kthente Kosovës vetëqeverisjen.
Dëshmia e tij u dha në përgjigje të pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, të përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.

Hill tha se si diplomat në Maqedoni dhe Shqipëri, Kosova ishte një temë e madhe, por jo e vetmja në Ballkan, pasi kishte edhe luftëra në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Ai theksoi se deri në maj 1998 nuk e kishte vizituar Kosovën dhe se në bisedimet e Dejtonit fokusi ishte përfundimi i luftës në Bosnjë, por Kosova përmendej nga amerikanë me prejardhje kosovare që kërkonin zgjidhje.

Hill shtoi se kishte biseduar për Kosovën edhe me Sllobodan Millosheviqin, duke theksuar se e dinin që Kosova do të ishte çështja tjetër pas Bosnjës.
Tutje në pyetjen e Mishetiqit se në palën kosovare a keni gjetur ndonjë emër që mund të fliste me autoritet në emër të shqiptarëve të Kosovës, Hill e përshkroi situatën në Kosovë si shumë sfiduese, duke theksuar vështirësinë për të gjetur bashkëbisedues me autoritet politik.

“Ka qenë një sfidë e madhe, në disa momente ishte ndërmarrje e vështirë të gjendeshin njerëz që flisnin me autoritet. Çdokush kishte një mendim lidhur me të, por problemi ishte të gjendej dikush që kishte autoritet. Një prej personave të tillë ishte kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili kishte pozitë udhëheqëse në Kosovë,” tha Hill.

Kurse në pyetjen e avokatit Mishetiq se kush është takuar me UÇK-në për herë të parë në emër të shteteve të Bashkuara të Amerikës  ai tha se me UÇK ishte pamundësia për të zgjedhur një lider udhëheqjeje. Për të gjetur njerëz që mund të flisnin me autoritet.

Gjithashtu lexoni:

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Kosova News 11/11/2025 11/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?