KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-asamblisti i LVV-së, Islam Thaçi, kritikon ashpër ligjin zgjedhor dhe vendimin e KQZ-së për rinumërim
Politikë

Ish-asamblisti i LVV-së, Islam Thaçi, kritikon ashpër ligjin zgjedhor dhe vendimin e KQZ-së për rinumërim

Kosova News
Kosova News 23:00 -13/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Islam Thaçi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për dërgimin në rinumërim të 2 mijë e 557 vendvotimeve, duke e cilësuar këtë situatë si pasojë të mangësive serioze të ligjit aktual të zgjedhjeve.

Në një postim publik, Thaçi ka deklaruar se vendimi i KQZ-së dëshmon se manipulimi me votat e kandidatëve është bërë në shkallë të ndryshme, “diku me 10 për qind e diku deri në 100 për qind”. Sipas tij, kjo tregon se format e vjetra të manipulimit janë tejkaluar, por janë zëvendësuar me metoda të reja përmes boshllëqeve ligjore.

Thaçi ka theksuar se rritja e numrit të votave preferenciale nga pesë në dhjetë ka krijuar hapësirë për tregti të votës brenda të njëjtit subjekt politik, ndërsa Qendrat Komunale të Numërimit, që sipas tij janë menduar si mekanizëm parandalues, “po dalin të jenë qendra të tregtisë së votës”.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e skanimit digjital të fletëvotimeve, duke thënë se kjo pamundëson transparencën dhe qasjen e qytetarëve në procesin e numërimit. Sipas Thaçit, në tavolinat e numërimit po ndodhin marrëveshje të heshtura mes komisionerëve të subjekteve të ndryshme politike, ku, siç u shpreh ai, secili ndërhyn në favor të kandidatëve të caktuar, “me parimin ‘unë të miat, ti të tuat’”.

Në reagimin e tij, ish-asamblisti i LVV-së ka rikujtuar se komisionerët trajnohen dhe paguhen nga KQZ-ja, por sipas tij, disa prej tyre kanë parë mundësi përfitimi shtesë përmes marrjes së parave nga kandidatët.

Në fund, Thaçi u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë, duke e cilësuar vjedhjen e vullnetit të qytetarit si një shkelje të rëndë të demokracisë. “Sot ma ke vjedhur votën, nesër ma vjedh lirinë”, ka përfunduar ai reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Sot ma ke vjedhur votën , nesër ma vjedh lirinë!

Ligji i zgjedhjeve aktual po tregon mangësitë e veta me vendimin e sotshëm të KQZ-ës qe ti qoj ne rinumërim 2557 vend votime.

Diku me 10% e diku 100%!

Arsyeja: manipulim me votat e kandidatëve.

Që i bie se partitë politike fazën e “trenit Bullgar e kanë tejkaluar me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet!

Mirë po ligji aktual në këto zgjedhje shfaqi mangësitë evidente :

1. me vetë faktin që shtimi i mundësisë së votimit nga 5 ne 10 ka mundësuar tregtinë e votës mes kandidatëve të njëjtit subjekt !

2. Pavarësisht krijimit të Qendrave Komunale te Numrimit -si masë e cila do të parandalojë manipulimin! Po del qe Qendra Komunale e Numrimit është Qendra e Tregtisë së Votës !

3. E meta e QKN-ës është se nuk ka skanim të votës ne formë që të gjitha fletët votimet do të ishin të disponueshëm ne formë digjitale për çdo qytetar !

4. Po del që me një tavolinë të numërimit po ndodh “metroja Ruse” . Ku pavarësisht qe të gjitha subjektet politike kanë komisioner. A ta po bëjnë ujdi që për çdo subjekt po ndërhyn ne vullnetin e qytetarit .Ku çdo komisioner punon(keqpërdor) për një numër të caktuar të kandidatëve të subjektit të vet por edhe për kolegët e partive tjera . Me moton “unë të mijat ti të tuata”.

5.Mos të harrojmë se çdo komisioner kryen trajnime dhe paguhet nga KQZ-ja .Po tani kanë parë mundësinë që të fitojnë shtesë me marrjen e parave nga X kandidatet!

Organet e drejtësisë duhet të veprojnë.

Send sështë Byroja e Sigurimeve çka është vjedhja e vullnetit të qytetarit!

Sot ma ke vjedhur votën , nesër ma vjedh lirinë !!!

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 13/01/2026 13/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?