KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- asamblisti i Listës Serbe në Partesh dënohet me 600 euro
Siguri

Ish- asamblisti i Listës Serbe në Partesh dënohet me 600 euro

Kosova News
Kosova News 14:40 -16/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Boban Stoliq, ish-asamblist i Listës Serbe në Komunën e Parteshit, është dënuar me 600 euro gjobë për mosraportim të saktë të pasurisë së tij.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallë më 27 korrik të këtij viti, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Mevlide Shabani.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, paraprakisht i akuzuari Stoliq me mbrojtësen e tij kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, të cilën marrëveshje e ka aprovuar Gjykata e Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 prill 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj Boban Stoliq, me arsyetimin se ai si asamblist në Komunën e Parteshit, nuk e ka raportuar saktë pasurinë e tij për vitin 2020, ashtu siç është paraparë me ligj.

Sipas prokurorisë, i akuzuari nuk e ka raportuar shumën e saktë të të ardhurave, duke raportuar shumën prej 2 mijë e 400 euro, ndërsa nga të dhënat e marra nga Ministria e Financave rezulton se ai ka marrë 7 mijë e 147 euro e 40 centë. Gjithashtu, sipas prokurorisë, i akuzuari nuk i ka raportuar edhe pesë parcela që janë pronë personale e tij si dhe 11 tjera si bashkëpronar.

Me këtë, Boban Stoliq, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës

Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Kosova News 16/10/2022 16/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?