KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ambasadori amerikan: Serbia ka zgjedhur Rusinë, fqinjët t’i druhen
Politikë

Ish-ambasadori amerikan: Serbia ka zgjedhur Rusinë, fqinjët t’i druhen

Kosova News
Kosova News 10:11 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, beson se Serbia ka marrë krah kah Rusia në luftën me Ukrainën e se duke parë lëvizjet e saj, fqinjët duhet t’i druhen.

“Nga larg, duket se Serbia ka zgjedhur anën e Rusisë në luftën Rusi-Ukrainës”, ka thënë Kirby për “Zërin e Amerikës”.

Gjatë dy ditëve të fundit, përfaqësuesit e më shumë se 50 shteteve dhe organizatave u mblodhën në Zagreb për të diskutuar, në mes shumë çështjeve, edhe për t’i gjetur rrugët e ndihmës për Ukrainën. Në mesin e liderëve botërorë në Forumin për Krimenë, ishte kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi.

Zyrtarët kroatë dhe organizatorët kanë thënë se përfaqësuesit e Serbisë ishin ftuar, por ende s’ka pasur një njoftim zyrtar nga Beogradi se përse është refuzuar.

- Reklamë -

Ambasadori i Rusisë në Serbi më 16 shtator, në një takim me kryeparlamentarin serb, Vladimir Orliq, pati thënë se delegacioni i Parlamentit Serb s’do të marrë pjesë në këtë forum.

Kirby, që ka shërbyer në Serbi nga viti 2012 deri më 2016, ka thënë se beson që Rusia ka ndikim të madh në institucionet e rëndësishme të Serbisë dhe partinë në pushtet, dhe se ka një distancim të theksuar të Qeverisë serbe nga rruga evropiane e kthim në favor të Rusisë, veçanërisht presidentit Vladimir Putin, shkruan “N1”.

“Shumë do të vinin në mëdyshje nëse Qeveria e Serbisë është e përkushtuar në rrugën evropiane. Thotë se është e fokusuar në të ardhmen demokratike. Nëse po, lëvizjet e saj bien në kontradiktë”, ka thënë Kirby. “Duke marrë për bazë kundërshtimin e Serbisë për pavarësinë e Kosovës, duket se Serbia po e pranon kapjen ruse të territoreve, me standarde të dyfishta”.

Ai ka thënë se po që se do të ishte fqinj i Serbisë, dhe duke parë admirimin e qartë për Putinin, që ka sulmuar dy herë Ukrainën, do të kishte drojë nëse Serbia do t’ia imitojë lëvizjet Putinit, jo vetëm t’ia shprehë pëlqimin.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?