KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Isak-Wirtz-Ekitike, treshja prej 364 milionë eurosh që kërcënon Real Madridin në Champions
Sport

Isak-Wirtz-Ekitike, treshja prej 364 milionë eurosh që kërcënon Real Madridin në Champions

Kosova News
Kosova News 18:25 -02/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Liverpooli ka thyer rekordin për shpenzimet e një skuadre në një afat kalimtar duke investuar plot 481.9 milionë euro, duke kaluar kështu 464 milionët e Chelseat në sezonin 2023/24.

Ky zhvillim vjen vetëm pak vite pasi Jurgen Klopp, në vitin 2022, kishte deklaruar se “Liverpooli nuk mund të konkurrojë me Manchester Cityn në treg”, në kohën kur kampionët anglezë kishin nënshkruar me Erling Haaland.

Fjalët e tij tashmë janë bërë virale, pasi vetë Liverpooli ka kryer afatin kalimtar më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.

Ja si i ka shpenzuar Liverpooli 481.9 milionë euro

Alexander Isak (Newcastle) – 144 milionë euro

Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) – 125 milionë euro

Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt) – 95 milionë euro

Milos Kerkez (Bournemouth) – 46.9 milionë euro

Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) – 40 milionë euro

Giovanni Leoni (Parma) – 31 milionë euro

Freddie Woodman (Preston NE) – falas

Nga këto, 364 milionë euro janë investuar vetëm për treshen e re sulmuese: Isak, Wirtz dhe Ekitike. Këta pritet të formojnë një repart sulmues që do të testojë Real Madridin e Xabi Alonsos në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e rrethit të katartë të fazës së ligës, pasi vetëm sezonin e kaluar ata kanë kontribuar me 65 gola dhe 33 asistime: Isak (27+6), Ekitike (22+12) dhe Wirtz (16+15). Pa harruar këtu edhe 34 golat dhe 23 asistimet e Mohamed Salahut.

Isak, që vetëm në dy sezonet e fundit në Ligën Premier ka shënuar 44 gola – më shumë se çdo sulmues tjetër përveç Haalandit (49) dhe Salahut (47) – e sheh këtë si një hap gjigant në karrierën e tij: “Dua të bëj histori dhe të fitoj trofe. Ky është vendi i përsosur për ta çuar futbollin tim në një nivel tjetër”, u shpreh sulmuesi suedez.

Megjithatë, ardhja e këtyre yjeve ka hapur dilema për trajnerin Arne Slot. Eksperti Paul Merson paralajmëroi: “Nëse luan Ekitike, atëherë Gakpo mbetet jashtë. Nëse Gakpo shkon majtas, atëherë Ekitike nuk ka vend. Papritmas ke edhe Wirtz, një lojtar 100 milionësh, që ende nuk po e gjen rolin e duhur. Slot ka disa probleme para tij”.

Edhe legjenda e Reds, Steve Nicol, e sheh situatën si të ndërlikuar. “Kur Isak të hyjë në dhomën e zhveshjes dhe të thotë ‘kënaqësi që të njoh’, Ekitike do të tundë kokën dhe të gjithë të tjerët, përveç ndoshta Salahut, do të mendojnë: ‘A do të më prekë kjo mua?’”.

Nga ana tjetër, Jamie Carragher mendon se Slot ka gjetur zgjidhjen: “E shoh Salahun në të djathtë, Isakun si qendërsulmues dhe Wirtzin pas tij si numër 10. Kjo e lë të lirë vetëm pozitën e sulmuesit të majtë”.

Me një repart sulmues që ka kushtuar mbi 360 milionë euro, Liverpooli jo vetëm që ka bërë transferimin më të shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, por ka ndërtuar gjithashtu një treshe që mund të sfidojë çdo ekip, madje edhe Real Madridin.

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 02/09/2025 02/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?