KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami
Botë

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami

Kosova News
Kosova News 14:43 -08/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një përpjekje të re për të frenuar numrin në rritje të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk vendosin shami të kokës, njoftoi policia të shtunën.

Pasi të identifikohen, shkelëset do të pranojnë “një mesazh paralajmërues sa i përket pasojave”, tha policia përmes një deklarate.

Ky vendim synon “të parandalojë rezistencën kundër ligjit për hixhab”, tha policia përmes deklaratës që u publikua nga agjencia e lajmeve Mizan dhe mediat e tjera shtetërore. Autoritetet shtuan se rezistenca e tillë prish imazhin shpirtëror të shtetit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr shamitë e kokës që nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq shtatorin e kaluar teksa ishte në paraburgim nga policia morale. Mahsa Amini ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës. Forcat e sigurisë kanë shtypur me dhunë revoltën pas vdekjes së Aminit.

Megjithatë, rreziku për arrestim për shkak të kundërshtimit të kodit të detyrueshëm të veshjes është i lartë dhe gratë ende shihen duke mbajtur shami gjatë daljeve të tyre në qendra tregtare, dyqane e rrugë në mbarë vendin. Por, po ashtu videot ku shfaqen gratë pa shami dhe duke i rezistuar policisë së moralit kanë vërshuar rrjetet sociale.

Në deklaratën e policisë iraniane po ashtu u bëhet thirrje pronarëve të bizneseve që “seriozisht të monitorojnë respektimin e normave shoqërore përmes inspektimeve”.

Sipas Ligjit islamik të Sheriatit, që në Iran është vendosur pas revolucionit të vitit 1979, gratë obligohen të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata për të mbuluar trupin e tyre. Shkelëset e ligjit përballen me qortime publike, gjoba apo arrestim.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 08/04/2023 08/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?