Simone Inzaghi ka dhënë një përditësim për situatën e Interit para ndeshjes së çerekfinales ndaj Bayern Munichut, duke theksuar se gjermanët dhe Real Madrid janë favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën në ‘Allianz Arena’, me fillim nga ora 21:00.
‘Nerazzurrët’ arritën të kualifikoheshin në mesin e tetë ekipeve më të mira pas rezultateve të shkëlqyera në fazën e grupeve dhe tashmë shpresojnë të shkojnë deri në fund të këtij kompeticioni.
Në prag të ndeshjes, Interi ka disa mungesa. Kristjan Asllani është i suspenduar, ndërsa Joaquin Correa nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve. Ka gjithashtu dyshime për Alessandro Bastoni, Federico Dimarco dhe Hakan Calhanoglu.
“In relation to Bastoni and Calhanoglu, they trained with the team this morning, so we need to assess them, while Dimarco trained separately. Lautaro was originally meant to play only the first half in Parma but ended up playing 70 minutes. He is doing well and I believe he will play tomorrow,” said Inzaghi.
“Në aspektin e mungesave, Barella është rikthyer nga suspendimi, por kemi humbur Asllanin, ndërsa Correa nuk është në listën e UEFA-s. Mungesat janë të zakonshme për shkak të lëndimeve – Zielinski, Dumfries dhe Taremi”, shtoi ai.
Bayern Munichu, po ashtu, po kalon një krizë të madhe lëndimesh, duke mos pasur në dispozicion emra si Jamal Musiala, Hiroki Ito, Manuel Neuer, Kingsley Coman, Dayot Upamecano, Alphonso Davies dhe Aleksandar Pavlovic.
“Ata janë një ekip me përvojë. Edhe ata kanë mungesa, po si Interi. Ata bëjnë një presion të lartë dhe janë shumë intensivë. Për shumë vite, ata kanë shkuar larg në këtë garë”, tha Inzaghi.
“Prandaj, së bashku me Real Madridin, ata janë favoritët e mëdhenj për trofeun, por ne do të vijmë këtu për të luajtur një ndeshje të mirë”, përfundoi ai.