KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Investitori kanadez shprehet i gatshëm ta blejë TikTok-un për të parandaluar ndalimin e aplikacionit në ShBA
Teknologji

Investitori kanadez shprehet i gatshëm ta blejë TikTok-un për të parandaluar ndalimin e aplikacionit në ShBA

Kosova News
Kosova News 11:49 -10/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së fundmi është prezantuar një projektligj i Dhomës së Përfaqësuesve që mund t’i jap fund aplikacionit të njohur, TikTok, në SHBA.

Kjo pasi ligjvënësit amerikan janë të shqetësuar për lidhjen e aplikacionit me Kinën, dhe kanë frikë se shteti kinez i mbledh të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut.

Projektligji u prezantua nga përfaqësuesit Mike Gallagher dhe Raja Krishnamoorthi, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe nëse ai hyn në fuqi, ByteDance do të ketë rreth gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga aplikacioni. Por, duket se ekziston një investitor i cili ka të ngjarë ta blejë TikTok-un nëse ai ndalohet nga projektligji.

Investitori nga Kanada i Shark Tank, Kevin O’Leary i cili shiti The Learning Channel te Mattel për 3.2 miliardë dollarë (mbi 3 miliardë euro) në vitin 1999, në një intervistë tha se ai do ta blejë TikTok-un.

“Kjo vlen miliarda, është një nga platformat më të suksesshme të reklamave në rrjetet sociale. Të gjitha kompanitë e mia e përdorin, unë do ta blej atë”, tha O’Leary.

Ndryshe, sipas aplikacionit, legjislacioni për ndalimin e tij “shkel të drejtat e Amandamentit të parë të 170 milionë amerikanëve dhe 5 milionë biznesve që e përdorin TikTok-un”.

Nga përdoruesit mujorë, TikTok është platforma e katërt më e madhe në botë. Aktualisht numëron mbi 1 miliard përdorues mesatar mujorë.

Gjithashtu lexoni:

Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar

Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11

Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas

Zbulohet data e lansimit të serisë Google Pixel 10

Nga kamerierët deri te programerët, si po ndikon Inteligjenca Artificiale te profesionet në Kosovë

Kosova News 10/03/2024 10/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
15:38 -09/06/2025
Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Adoleshenti në Connecticut kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – përfundoi në polici
15:28 -09/06/2025
E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd
15:25 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?