Një zjarr ka shpërthyer mesditën e sotme në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, në Prishtinë.
Dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e një avarie në gjeneratorin e ministrisë.
Fillimisht të pranishëm dhe në përpjekje për të shuar flakët kanë qenë disa punonjës të ministrisë.
Ndërkaq për pak minuta kanë arritur edhe zjarrfikësit e Kosovës, të cilët kanë intervenuar dhe kanë shuar zjarrin.
KosovaNews ju sjell foto dhe video nga intervenimet e zjarrfikësve.



Lexo edhe: