Interi dhe Milani përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, për të përcaktuar se kush rezervon vendin për në finale.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sonte nga ora 21:00 – do të mësohet emri i finalistit.
Do të jetë një përballje tejet e zjarrtë, pasi Interi ka gjallë shpresat për tripletë.
Në anën tjetër, Milani shpreson që të fitojë edhe Kupën e Italisë, pas Superkupës italiane që fituan muaj më parë.
Formacionet zyrtare:

Inter: Josep Martínez; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Taremi.

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Alejandro Jiménez, Fofana, Reijnders, Theo Hernández; Pulisic, Jovic, Leao.