KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Interesim i madh për IVF-në në Gjinekologjji, mbi 1 mijë pacientë në procedurë
Shëndetësi

Interesim i madh për IVF-në në Gjinekologjji, mbi 1 mijë pacientë në procedurë

Kosova News
Kosova News 12:16 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në dhjetor të vitit të kaluar është përuruar Reparti i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Përderisa për një procedurë të tillë në klinikat private gratë që duan të bëhen nëna duhet të paguajnë rreth 3 mijë euro, kjo në Klinikën e Gjinekologjsië dy herët e para është tërësisht falas. Ndërsa pas dy herëve të para duhet të paguajnë një shumë prej 670 eurosh.

Për këtë procedurë mjekësore, e cila u jep shpresë të gjithë atyre që duan të bëhen prindër, ka një interesim tejet të madh.

Drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj ka thënë për Indeksonlinen se janë mbi 1 mijë pacientë, të cilat janë në trajtim e sipër në Gjinekologji për këtë procedurë.

“Jemi duke punuar me pacientë. Deri tani mbi 1000 pacientë janë trajtuar në Kliniken Gjinekologjike në repartin e IVF-së. Janë në proces. Në vazhdimësi po punohet me pacientë”, ka thënë Ndrejaj.

E teksa këta pacientë i janë nënshtruar fazës së parë të kontrollit dhe analizave, kalimi në fazën e dytë e që është ajo e stimulimit të vezorëve është zvarritur.

Ndrejaj thtë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se tenderi për furnizim me preparatet e nevojshme, ka dështuar dy herë radhazi për shkak të mungesës së ofertuesve.

“Reparti ka përfunduar. Kemi filluar me trajtimin e pacientëve të parë, marrjen e anamnezës, kompletimin e analizave. Dhe pritet tash faza e dytë, që është faza e stimulimit të vezorëve. Ku kanë qenë disa probleme para një muaji apo dy, me tenderimin e disa preparateve nga lista esenciale. Dy herë tenderi ka dështuar, për shkak se nuk ka pasur ofertues për furnizm. Janë bërë disa ndërrime në specifikacione të barnave dhe tash pritet hapja e tenderit për furnizim me ato preparate dhe të fillohet me fazen e dytë, atë të stimulimit të vezorëve”, ka thënë Ndrejaj.

Por nuk janë të pakta rastet dhe kur çiftet më në moshë kërkojnë këtë trajtim, të cilin klinika e Gjinekologjisë nuk muand ta ofroj. Ndrejaj thotë se tek gratë në moshën mbi 42 vjeçare, nuk mund të intervenojnë pasi që ende nuk është miratuar në Kuvend Ligji për IVF-në.

“Janë disa faktorë që e precizojnë se cili çift mund të trajtohet me procedurate të IVF-së e cili jo. Mosha është një prej kritereve. Në moshën mbi 42 vjet kjo duhet të bëhet me donatorë. Ne mundësinë për donatorë nuk e kemi ende, për shkak se Ligji për IVF-në nuk është i miratuar në Kuvend. Për atë arsye nuk mund të trajtojmë secilin pacientë në klinikë. Janë disa raste mbi moshën 42-vjeçare, por duhet me punu me ta me iu tregu se ku qëndron problemi dhe të binden që nuk është se nuk duam t’i trajtojmë. Por nuk mundemi për shkak të mungesës së ligjit dhe për shkak të procedureve, protokolleve”, thotë Ndrejaj..

Gjithashtu lexoni:

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova News 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?