KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Intelektualët malazezë: Perëndimi ta mbrojë Malin e Zi, Bosnjën e Kosovën nga Vuçiqi
PolitikëRajon

Intelektualët malazezë: Perëndimi ta mbrojë Malin e Zi, Bosnjën e Kosovën nga Vuçiqi

Kosova News
Kosova News 10:14 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grup intelektualësh malazezë kanë reaguar sot lidhur me situatën aktuale socio-politike në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj zhvillimeve në rajon, duke kërkuar nga Perëndimi, SHBA dhe BE, që ta mbrojnë Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën nga politika ruso-kineze, që po zbatohet përmes Vuçiqit.

Në reagimin e nënshkruar nga intelektualët malazezë, të cilin e transmetojnë mediat, thuhet se “është koha e fundit për të folur hapur për statusin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian me ose pa vetëdije po e ndihmojnë politikën ruse në rajon. Pse e bëjnë këtë është e vështirë të thuhet. Por nëse si ilustrim të situatës në Ballkanin Perëndimor do të merrnim deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për Kosovën, atëherë mund të konstatojmë se Perëndimi po ia mban anën Aleksandar Vuçiqit. Pse e bëjnë këtë – ne nuk e dimë. Nëse ekziston një besim naiv se Serbia do të shkëputet nga Rusia, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Kushdo që njeh kulturën politike serbe dhe skenën politike serbe, e di se ndryshimi i Vuçiqit do të nënkuptonte fundin e tij. E Aleksandar Vuçiq intimisht dhe nga pikëpamja e vlerave është më afër Lukashenkos sesa me cilindo burrështetas perëndimor”, thuhet në reagimin e intelektualëve malazezë, përcjell Telegrafi.

Më tej në reagim thuhet se “politikën e çuditshme të SHBA-ve dhe BE-së në këtë rajon po e shfrytëzojnë shkëlqyeshëm Rusia dhe Kina përmes Serbisë, e cila vepron si një hegjemon lokal që frenon dhe ngrin integrimin fillimisht të qytetarëve të saj, e më pas të qytetarëve të Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Është një ‘politikë klasike e të lëshuarit pe’, pasojat e së cilës në nivel global po i paguajnë sot ukrainasit”.

“Kjo politikë nuk është prej dje. Ajo u funksionalizua me epokën e Trumpit dhe Merkelit dhe tani po përjeton kulmin e saj. Mali i Zi ra në vitin 2020, Bosnja së fundmi (me dritanizimin e konstalacionit politik), Kosova është në radhë dhe pret Dritanin e saj. Çfarë po manifestohet? Vuçiq sillet si një “Lenin serb”, çdo lëvizje e tij politike është ideologjike. Ai beson se neutralizimi i të gjitha politikave rajonale solide shtetformuese dhe shtyllave ideologjike mbi të cilat mbështeten si shtete Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova është në fakt një parakusht për pushtimin e ideologjisë së Botës Serbe. Ideologjia e Botës Serbe nuk shfaqet me tanke si në kohën e Sllobodan Millosheviqit, ajo tani nëpërkëmb iniciativat rajonale, ekonominë, median dhe udhëheq një luftë speciale për të minuar parimet themelore përmes të cilave tri shtetet e përmendura ishin shkulura nga hegjemonia e Serbisë”.

Më tej intelektualët malazezë thonë se “platforma është e qartë – nuk ka bashkëpunim të ngushtë me Beogradin derisa Beogradi të mos e pranojë gjenocidin në Srebrenicë, ekzistencën e kombit malazez dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Nëse vazhdohet kështu, pas disa vitesh të gjitha politikat që themeluan Malin e Zi, BeH dhe Kosovën do të margjinalizohen plotësisht dhe tehu i tyre do të topitet. Do të vijë koha e populistëve, mashtruesve, kontrabandistëve dhe liderëve lokalë, të cilët do ta kthejnë Ballkanin Perëndimor në një zorrë të trashë të politikës perëndimore dhe ruso-kineze, ku do të përfundojnë aferat e pista dhe kriminale”.

“Është e nevojshme të veprohet, sa më shpejt, me plane afatgjata. Çështja e Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës duhet të lidhen. Boshti Sarajevë-Podgoricë-Prishtinë duhet të marrë jetë, elitat duhet të lidhen dhe të fillojnë të veprojnë në planin e lobimit kulturor dhe operativ-politik. Perëndimi nuk ka çfarë të presë më, sepse duket se ata po shikojnë vetëm numrat dhe fuqinë e mundshme. Të vetëm, të gjithë jemi të pafuqishëm, së bashku jemi shumë më të fortë. E partnerë për lidhje ka edhe në Beograd, janë ato pak forca qytetare dhe liberale, të cilat Vuçiq pothuajse i mbyti sipas mënyrës së Putinit”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga intelektualët malazezë Adnan Çirgiq, Aleksandar Radoman, Boban Batriçeviq dhe Andrej Nikolaidis.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?