KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave
Arsim

Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave

KosovaNewss
KosovaNewss 21:19 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë organizuan tryezën e diskutimit me temë “Avancimi i performancës së shkollës bazuar në dëshmi: përvoja dhe praktika”, e cila u mbajt në ambientet e shkollës “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues shkollash, mësimdhënës, koordinatorë të cilësisë dhe organizata partnere, të cilët diskutuan për lexim-kuptimin, gjithëpërfshirjen në arsim, dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe procesin e rilicencimit.

Qëllimi i tryezës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e performancës së shkollës, me theks të veçantë në zhvillimin e aftësive të lexim-kuptimit dhe lexim-shkrimit të nxënësve.

Tryeza filloi me fjalët përshëndetëse nga drejtoresha e DKA-së në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, dhe shefi i Divizionit në Institutin Pedagogjik të Kosovës, Agim Bujari, i cili theksoi se prezantimet nga përfaqësuesit e IPK-së dhe drejtori i shkollës mikpritëse janë me shumë interes dhe mirërpret diskutimet dhe ndarjen e përvojave nga të gjithë të pranishmit.

Bekim Morina, hulumtues i pavarur në Institutin Pedagogjik të Kosovës, prezantoi gjetjet dhe rekomandimet mbi strategjitë dhe metodat e mësimdhënies me fokus në zhvillimin e lexim-kuptimit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së mësimdhënësve.

Ai theksoi se, bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e dala nga hulumtimi, IPK-ja ka filluar hartimin e një udhëzuesi për mësimdhënësit dhe se së shpejti do të zhvillohen edhe modulet e trajnimit që përfshijnë lexim-kuptimin, lexim-shkrimin dhe zhvillimin e mendimit kritik e kreativ. Përmes udhëzuesit synohet t’u ofrohen mësimdhënësve materiale praktike, me aktivitete të shumëta, të cilat përmirësojnë lexim-kuptimin, lexim-shkrimin dhe mendimin kritik e krativ te nxënësit.

Sahare Reçica, hulumtuese në IPK, foli për temën e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla, duke ndarë gjetje të rëndësishme nga hulumtimet, si dhe përvoja konkrete që mund të shërbejnë si model për shkollat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Kjo temë u vlerësua  dhe ngjalli interes te pjesëmarrësit, duke nxitur pyetje dhe diskutime të shumta mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e gjithëpërfshirjes në arsim.

Ndërkaq, drejtori i shkollës “Zekeria Rexha”, Pleurat Rudi, prezantoi përvojën e shkollës në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe procesin e rilicencimit për licencë të karrierës, si një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë në mësimdhënie.

Nga të pranishmit u mirëpritën përvojat e prezantuara, të cilat u tha se mund të jenë model i mirë jo vetëm për komunën e Gjakovës, por edhe për komunat e tjera, për të tejkaluar sfidat në këtë aspekt.

Drejtorë shkollash, mësimdhënës, koordinatorë të cilësisë, si dhe përfaqësuesja e organizatës Save the Children, ndanë përvojat e tyre me të pranishmit dhe perspektivat për temat e trajtuara. Përveç ndarjes së praktikave të mira, pjesëmarrësit paraqitën edhe sfidat dhe zgjidhjet e mundshme, përmes qasjeve të bazuara në të dhëna dhe përvoja konkrete nga terreni.

Tryeza përfundoi me një përmbledhje nga Tringa Dedi, bashkëpunëtore shkencore në IPK, e cila theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Institutit me shkollat dhe krijimit të rrjeteve profesionale, si formë e  mbështejes për zhvillimin e qëndrueshëm të shkollave.

Po ashtu, ajo theksoi se Instituti tashmë ka tri programe të trajnimit dhe mund t’i ofrojë për mësimdhënësit në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Instituti Pedagogjik i Kosovës synon të rrisë bashkëpunimin me komunat për të përmirësuar cilësisë në arsimin parauniversitar, përmes hulumtimit, trajnimeve, tryezave dhe formave të tjera të zhvillimit profesional. Kjo ishte tryeza e dytë e organizuar këtë muaj.

Gjithashtu lexoni:

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore

Kosovari Liridon Rexhepi, arka e MOSSAD-it në Turqi – rrezikon deri në 35 vjet burg

Laura Fazliu nis me fitore në Kampionatin Botërorin në Budapest

Thaçit i vazhdohet sërish paraburgimi në gjykimin për krime lufte

KosovaNewss 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?