KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti gjerman pranon autorësinë e draftit për Asociacionin, përgënjeshtron Vuçiqin
Politikë

Instituti gjerman pranon autorësinë e draftit për Asociacionin, përgënjeshtron Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 17:40 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti gjerman, “Friedrich Ebert Stiftung”, ka pranuar autorësinë e draftit për Asociacionin, dhe në lidhje me hartimin e tij ka përgënjeshtruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Instituti gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se bashkë me Institutin Evropian për Paqe janë autorë të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që doli të enjten në publik.

Por, përmbajtjen e draftit ky institut e ka quajtur të vjetër.

“Versioni që u publikua dje është një version i vjetruar. Shpresojmë që së shpejti ta përfundojmë punën tonë dhe ta ndajmë më pas me publikun”, thuhet në këtë përgjigje.

Ndërkaq, instituti ka shtuar se drafti është hartuar nga zyra e saj në Prishtinë dhe jo nga ajo në Beograd siç ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jo. Vërejtjet e Vuçiq janë të pasakta. Ky është një projekt i realizuar nga Zyra e Fondacionit Friedrich-Ebert në Prishtinë. Zyra jonë partnere në Beograd nuk ishte e përfshirë në hartim. Çdo përfshirje e zyrës sonë partnere ishte e kufizuar në mbështetje logjistike”, thuhet në përgjigjen e institutit gjerman.

Lajm të rremë, e ka quajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë që ka qarkulluar si  “Drafti gjerman”, i cili fliste për mënyrën se si do të formohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Osmani në një konferencë për media, ka thënë se asnjë dokument i tillë nuk i është prezantuar zyrës së saj apo Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka shtuar se Gjermania apo partnerët e tjerë ndërkombëtarë asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu, ajo e ka paralajmëruar një takim në mes të ekipeve të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macon, ku sipas saj do të jepen detaje në lidhje me propozimin e tyre.

Ndryshe, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin Qeveria e Gjermanisë thotë se nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave të enjten.

“Qeveria Gjermane nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave dje. Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me partnerët e tij punon vazhdimisht në tema të rëndësishme shoqërore-politike. Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me hisedarët dhe opinionin publik në kohën e duhur”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?