KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet për siguri dhe sundim të ligjit në koordinim për luftimin e vjedhjeve të energjisë
Ekonomi

Institucionet për siguri dhe sundim të ligjit në koordinim për luftimin e vjedhjeve të energjisë

Kosova News
Kosova News 12:57 -21/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të premten ka udhëhequr takimin për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike ku kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës si dhe Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS). 

Ministrja Rizvanolli ka thirrur këtë takim me qëllim të koordinimit ndër-institucional për shmangien e humbjeve komerciale në shpërndarje të energjisë elektrike, apo vjedhjeve të energjisë elektrike. Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16% apo 386 GWh. 

Me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Sveçla ka potencuar që: “Luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është temë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne pasi ngjarjet globale patjetër që ndikojnë në sigurinë energjetike, dhe energjia në siguri të vendit. është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi stabilitet energjetik pasi është parakusht për stabilitet të sigurisë kombëtare.”

Këshilli Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Shtetit e Policia e Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që të trajtojnë luftimin e vjedhjes së energjisë me prioritet të lartë. Pas takimit fillestar për koordinim, do të mbahen takime të radhës teknike për hartimin e planit të veprimit e për të identifikuar mënyrat specifike se si mund të luftohen vjedhjet e energjisë nga të gjitha institucionet relevante.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Kosova News 21/11/2022 21/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!
20:01 -07/06/2026
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?