KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » INSTAT publikon shifrat: Gjermanët dhe italianët, kalojnë në numër turistët nga Kosova
Rajon

INSTAT publikon shifrat: Gjermanët dhe italianët, kalojnë në numër turistët nga Kosova

KosovaNewss
KosovaNewss 10:04 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Muaj pas muaji, statistikat publike konfirmojnë një vit rekord për turizmin. Vizitorët në strukturat akomoduese janë rritur me 38 për qind gjatë muajit maj, ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 46.7 për qind.

Rritja më e madhe vihet re nga të huajt. Vizitorët jo-rezident janë rritur me 52.2 për qind gjatë majit, ndërsa netë-qëndrimet janë rritur me 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket vizitorëve rezident, rritje vjetore fiksohet në 17.4 për qind, ndërsa për netë-qëndrimet pranë 57 për qind.

Ndërkohë, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat është edhe rritje e vizitorëve të huaj sipas rajoneve. Në veri rritja vjetore e të huajve nëpër strukturat akomuduese gjatë majit fiksohet pranë 20 për qind, në rajonin e qendrës pranë 33.2 për qind dhe në rajonin e jugut pranë 145 për qind. Edhe në zonat bregdetare rritja vjetore e vizitorëve është ndjeshëm më e lartë se në zonat jo-bregdetare.

Shifrat tregojnë gjithashtu se gjatë majit, 65 për qind e vizitorëve në strukturat akomoduese janë shtetas jo-rezident, ndërsa 35 për qind janë vendas. Mes të huajve, pjesën kryesore e zënë shtetasit nga Kosova me 12.7 për qind të totalit, ndjekur nga gjermanët me 9.1 për qind të totalit dhe italianët me 7.8 për qind.

Ndjekin më pas në renditje polakët dhe anglezët. Në kushtet kur publikimi i INSTAT-it mbi hyrjet dhe daljet e shtetasve nuk përmbajnë më identifikim gjeografik të turistëve, këto shifra që vijnë në formën e një ankete janë referenca e vetme në lidhje me origjinë e turistëve në Shqipëri këtë vit, raporton javanews.

Edhe norma e shfrytëzimi të shtretërve dhe kapaciteteve akomoduese është rritur gjatë Majit, pranë 18.7 për qind nga 16 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto shifra mbështesin statistika të ngjashme në lidhje me hyrjet e shtetasve në Shqipëri këtë vit, kur vihet re një rritje rekord e turistëve, përtej edhe niveleve të vitit 2019, viti rekord, para pandemisë.

Për më tepër, këtë vit është vënë re një shtrirje e sezonit turistik përtej muajve të verës, paçka se ky i fundit mbetet qershia mbi tortë e një sektori që sipas shumë vlerësimeve përfaqëson direkt dhe indirekt rreth 20 për qind të ekonomisë shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KosovaNewss 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?