KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj Trump
Botë

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj Trump

Kosova News
Kosova News 19:07 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të “vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024”.

Agjencia nuk dha asnjë detaj se kur kishte nisur hetimi. Njoftimi ishte mes një listë të gjatë me çështje në vazhdim, që po ndiqen nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë presidenti Joe Biden kishte kërkuar një hetim të pavarur të procedurave për garantimin e sigurisë gjatë tubimit për Trump.

Sulmi me armë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj se si personi i dyshuar, 20 vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte arritur të ngjitej në çatinë e një godine që kishte fushëpamje të qartë të vendit ku po fliste ish-presidenti dhe që ndodhej 135 metra larg.

Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë. Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Crooks u vra nga snajperat e Shërbimit Sekret.

Dështimi në masat e sigurisë, ndodhi pavarësisht një kërcënimi ndaj jetës së Trump nga Irani, që kishte çuar në rritjen e sigurisë për ish-presidentin në ditët para tubimit të së shtunës.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kim Cheatle tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Presidenti Biden. Ajo tha se do të bashkëpunojë me hetimet si dhe do të marrë pjesë në seancat e thirrura nga Kongresi për të hetuar çështjen.

Ajo tha se agjencia po punonte për të kuptuar se si ndodhi sulmi i së shtunës dhe për t’u siguruar që diçka e tillë, të mos përsëritej më kurrë.

Agjencia që ka një personel prej rreth 7,800 personash është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve dhe familjarëve të tyre, si dhe ish-presidentëve, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre, nën moshën 16 vjeç.

Po kështu Shërbimi Sekret ofron siguri edhe për disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të kabinetit qeverisës, si sekretari i Sigurisë Kombëtare./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?