KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektorati arreston katër policët e dyshuar për incidentin në veri
Siguri

Inspektorati arreston katër policët e dyshuar për incidentin në veri

Kosova News
Kosova News 23:19 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e një serbi në veri të Kosovës të hënën.

Njëri nga zyrtarët policor dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa të katër po ashtu dyshohen se kanë kryer veprën penale “moslajmërim i veprës penale”.

Me vendim të prokurorit atyre iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë  kryer veprën penale  “mos lajmërim i veprës penale”  dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje –  në tentativë” (lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës)”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit.

Pas kësaj, sipas tij, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.

Gjithashtu lexoni:

Lëndohen katër persona nga aksidenti mes tri veturash në Prishtinë

BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

“Më mirë t’isha unë në vend të saj”/ Polici pranon fajësinë për aksidentimin e Zana Gjevukajt

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

Kosova News 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD
14:22 -30/06/2025
Lëndohen katër persona nga aksidenti mes tri veturash në Prishtinë
14:08 -30/06/2025
Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza ndaj njëri tjetrit
14:03 -30/06/2025
Pas Muratit, në përballje përzihet edhe Besian Mustafa: Me inat nuk ndërtohet Prishtina
13:42 -30/06/2025
Përballja Kurti-Rama, përfshihet edhe Hekuran Murati
13:35 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?