Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 1230 mostrave. Infektologët thonë se shkaktarë të rritjes së numrit të të infektuarve janë mosvaksinimi dhe fluksi i madh i mërgimtarëve.
Hamdi Ramadani, infektolog, tha në RTK se shkaktarë të rritjes së numrit të infektuarve mosvaksinimi dhe fluksi nga mërgata.
“Pse kjo rritje e infektimeve? Vaksinimi në vend nuk arriti nivelin e dëshiruar, nuk kaloi 62 përqindëshin e popullsisë që është pritur, si dhe ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë dhe tubimet e mëdha masiv në restauronte, ahengjet, pa maska pa distancë, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate”, thotë Ramadani.
Sipas tij, infektologët, ekspert me përvojë, e kanë pas të ditur këtë situatë që mund të ndodhë.
Ramadni tha se vaksinat amerikane apo britanike, Pfizer dhe AstraZeneca, janë tregu shumë të suksesshme në luftën kundër COVID-19.
Sipas tij, mundësia e paraqitjes se efekteve të dëmshme të vaksinave, dhe pasojave post-Covid janë shumë të vogla në krahasim me ata që nuk kanë marr vaksina anti-Covid. “Mbrojta efektive arrihet pas 3 a 4 dozave të vaksinave, ndryshe me 1 ose 2 vaksina nuk ka mbrojtjen e dëshiruar”, tha postjerash Ramadani.
Infektologu, Hamdi Ramadani, fton gratë shtatzëna dhe fëmijët që të marrin vaksinat anti -Covid, sepse sipas tij, është vërtetuar nga ekspertët amerikan, se nuk ka efekte negative dhe se më të rrezikuara edhe në fazën post- Covid, janë ato gra shtatzëna që nuk kanë marr vaksinat.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë më shumë se 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.
Mbi 903 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 824 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 104 mijë.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 3 mijë vdekje.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020./KosovaNews/