Është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollën fillore ‘Pavarësia’ në kryeqytet.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Kaltrina Shala nga Prokuroria e Prishtinës.
“48 orë është ndaluar, dhe po ndërmerren hapat e nevojshëm për rastin në shkollën ‘Pavarësia’”- ka njoftuar ajo.
Kallxo.com raportoi më parë për një rast dhune në shkollën “Pavarësia”.
Në videon që ka arritur në redaksinë e KALLXO.com shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle derisa e godet një nxënës.



