KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Osmani, do të ketë raport që do ta zbardhë këtë çështje
Politikë

Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Osmani, do të ketë raport që do ta zbardhë këtë çështje

Kosova News
Kosova News 12:59 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në një viztë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa pas takimit ata u prononcuan për media.

Kryeministri i Kosovës, deklaroi se në takim janë diskutuar disa tema me rëndësi për të dyja shtetet.

“Kishim një mori çështje e tema që diskutuam që janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët. Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, bazuar në vlera të përbashkëta me synim të qartë për integrim evropian. Urojmë që sa më shpejtë t’i fillojmë negociatat për në BE”, tha Kurti.

Para mediave, kryeministri tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat, derisa shtoi së janë rritur edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

“Shkëmbimi tregtar është rritur në gjysmë miliardi euro, dhe në këtë bashkëpunim ka investime reciproke në të dyja vendet”, pohoi ai.

Gjithashtu, Kurti tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kurti po ashtu ka folur edhe për incidentin që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Ai tha se ka qenë përvojë e rëndë që ka përjetuar Osmani.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, potencoi ai.

Kurti tha se lidhur me rastin po merren masat.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
14:21 -27/06/2025
Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së
14:16 -27/06/2025
Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen testit të arritshmërisë
14:10 -27/06/2025
KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë
14:03 -27/06/2025
Braktis makinën me 8 emigrantë dhe arratiset pas përplasjes, shpallet në kërkim 26-vjeçari
14:00 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?