Rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve njëri nga ta ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën ‘Faruk Rama’ në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.


