KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë
Teknologji

Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Kosova News
Kosova News 20:03 -29/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Muajin e kaluar, informatori i besueshëm Ice universe pretendoi se Samsung do të përdorë një dizajn të sheshtë tek Galaxy S24 dhe S24+, dhe pretendimi i tij u vërtetua nga OnLeaks, i cili në bashkëpunim me Smartprix, ka shpërndarë imazhe të Galaxy S24 duke zbuluar dizajnin e pajisjes.

Ashtu sikur Galaxy S23, edhe Galaxy S24 gjithashtu e ka një pjesë të pasme të sheshtë, por është largimi i kornizave të lakuara gjë e cila për disa përdorues mund ta bëjë më pak të rehatshme për ta mbajtur telefonin në dorë.

Gjithashtu mund të vëreni se blici LED tani është vendosur në mes të kamerave 1 dhe 2, e jo afër kamerës 1 sikurse tek Galaxy S23, raporton GSM Arena, 

Vendosja e butonave është e njëjtë pasi që butoni i ndezjes dhe ai i volumit mbesin në anën e djathtë të kornizës, por atyre ju bashkëngjitet edhe një antenë UWB. Në pjesën e poshtme ndodhet porti USB-C, i cili rrethohet nga hapësira për SIM kartelën, mikrofoni dhe altoparlanti.

Burimi pretendon gjithashtu se Galaxy S24 do të ketë një ekran me madhësi prej 6.1 inç njëjtë sikurse Galaxy S23, por me përmasa të tjera: 147 x 70.5 x 7.6mm, teksa ekrani i S23 i kishte këto përmasa: 146.3 x 70.9 x 7.6mm.

Thuhet se telefoni i ri i mençur do të lansohet me 18 janar 2024 bashkë edhe me S24+ dhe S24 Ultra, diçka që ndodh më herët se zakonisht. Dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë informatat shtesë për linjën Galaxy S24 do t’i marrim gjatë javëve në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

Kosova News 29/09/2023 29/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?
19:51 -14/05/2025
Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”
19:35 -14/05/2025
Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit
19:20 -14/05/2025
Presidentja Osmani, pas takimit me Costan: T’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së
19:16 -14/05/2025
Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?