Ilir Gashi, kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur edhe një herë të fitojë besimin e qytetarëve, duke marrë mbi 1000 vota personale dhe duke u renditur si asambleisti më i votuar i VV-së në këto zgjedhje lokale.
Ky rezultat e konfirmon vazhdimësinë e mbështetjes qytetare për Gashin, i cili edhe në mandatin e kaluar ishte ndër zërat më aktivë dhe të zëshëm në Kuvendin Komunal, duke u angazhuar në çështje me rëndësi publike dhe duke mbajtur një qëndrim të palëkundur për interesin e qytetarëve.
Ilir Gashi ishte asambleisti më i votuar jo vetëm në Prizren, por edhe në gjithë Republikën e Kosovës në zgjedhjet e kaluara.


