KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKShPK nga ky muaj do të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët
Shëndetësi

IKShPK nga ky muaj do të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët

Kosova News
Kosova News 15:13 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga ky muaj, Departamenti i Mikrobiologjisë, Laboratori Referent Nacional për Tuberkuloz në IKSHPK ka filluar të ofrojë testimin për tuberkuloz (TB) te fëmijët duke përdorur metodën GeneXpert MTB/RIF, duke përfshirë gjithashtu mostrën e jashtëqitjes (fecesin).

Sipas IKSHPK-së kjo metodë e re mundëson diagnozën më të saktë, më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u realizuar te fëmijët.

“Për fëmijët, ekspektorimi i vështirë është një sfidë e zakonshme, sidomos kur dyshohet për tuberkuloz, prandaj përdorimi i fecesit si një mostër alternative për diagnozën e TB pulmonare pediatrike është një opsion i rëndësishëm”, sqaron instituti.

Përparësitë kryesore të kësaj qasjeje përfshijnë:

Senzitivitet dhe specifitet i lartë: GeneXpert MTB/RIF ofron ndjeshmëri të lartë në zbulimin e tuberkulozit, veçanërisht në rastet pediatrike ku metodat konvencionale mund të jenë më pak efektive

Rezultate të shpejta: Testi jep rezultate të shpejta, që është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë

Zbulimi i rezistencës ndaj Rifampicinës: Ai gjithashtu zbulon rezistencën ndaj rifampicinës, një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e tuberkulozit rezistent ndaj shumë barnave.

Implementimi i kësaj metode do të kontribuojë në një diagnozë më të saktë dhe më të shpejtë, duke ndihmuar në diagnostifikimin e hershëm të tuberkulozit te fëmijët.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?