KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKShPK-ja jep këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta
Shëndetësi

IKShPK-ja jep këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta

Kosova News
Kosova News 14:10 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka dalë me disa këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë në Kosovë. IKShPK u ka bërë thirrje sidomos të moshuarve për kujdes.

“Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit, përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës, duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, njofton IKShPK.

Po në njoftim bëhet me dije se masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike, janë: personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00, sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta. Është e domosdoshme marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë  ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhen marrë shumë pemë dhe perime sezonale.

“Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale, atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet te mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente”, njofton Instituti.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës, duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale, edhe disa herë gjatë ditës.

Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar.

“Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit të mbahet, ndërsa ecja e vazhdueshme të bëhet në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje.

IKShPK rithekson se nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Gjithashtu lexoni:

S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së

Tentim vrasje në Viti

Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?