KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë
Shëndetësi

IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:33 -09/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 4 raste laboratorike të konfirmuara me `Ethet e Nilit Perëndimor`.

IKSHPK informoi edhe për vendet ku janë hasur rastet.

”Rasti i parë i importuar është konfirmuar me datë 07.08.2024 tek një banor i komunës së Fushë Kosovës, rasti i dytë është autokton, është konfirmuar me datë 09.08.2024, tek një banor i Bardhit të Madh të komunës së Fushë Kosovës, rasti i tretë po ashtu është autokton, është konfirmuar me datë 30.08.2024, tek një banor i Prizrenit, ndërsa rasti i katërt është rast i importuar, është konfirmuar me datë 05.09.2024, tek një banore e fshatit Rufc i Vjetër i komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim .

Sipas këtij instituti të gjitha raste janë trajtuar në Klinikën Infektive dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore janë liruar në shtëpi.

Virusi i Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) transmetohet nga pickimi i mushkonjave te zogjtë. Njerëzit dhe gjitarët gjithashtu mund të infektohen, megjithëse rreth 80 për qind e infeksioneve humane nuk kanë simptoma. Shumica e rasteve humane paraqiten midis korrikut dhe shtatorit kur mushkonjat janë aktive.

Rreth 20 për qind e infeksioneve WNV tek njerëzit mund të shkaktojnë ethet e Nilit Perëndimor (West Nile Fever – WNF), e karakterizuar me: dhimbje koke, ethe, mialgjia, të vjella, skuqje, lodhje, dhimbje e syve. Më pak se një për qind mund të shkaktojë sëmundje neuroinvazive të Nilit Perëndimor që prek sistemin nervor.

Faktorët e rrezikut përfshijnë: moshat e shtyra, tumoret në tru, presionin e lartë të gjakut, çrregullime të gjakut, diabetit, sëmundjet e veshkave, abuzimi me alkoolin, faktorët gjenetikë. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e njerëzve që zhvillojnë sëmundje neuroinvazive të Nilit Perëndimor mund të jetë deri në 17 për qind.

Si përhapen ethet e Nilit Perëndimor: WNV zakonisht përhapet te njerëzit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen nga zogjtë e infektuar. Mushkonjat përhapin virusin, dhe zogjtë ndihmojnë virusin të rritet në numër. Virusi gjithashtu mund të përhapet midis njerëzve përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Mënyra të tjera në të cilat virusi mund të përhapet janë nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe përmes ekspozimit laboratorik.

“Vaksinimi dhe trajtimi: Nuk ka trajtim specifik për virusin, vetëm kujdes shëndetësor mbështetës .

Vlerësimi i rrezikut : Ekziston një rrezik mesatar për popullatën në periudhën pranverë-verë, por ai mund të minimizohet duke iu përmbajtur rekomandimeve për parandalim që i përcjellin institucionet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 09/09/2024 09/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit
08:58 -09/06/2025
Mbahet sot seanca gjyqësore për rastin Banjska
08:07 -09/06/2025
Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:03 -09/06/2025
Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?