KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHP-ja thotë se ka mjaftueshëm serum kundër kafshimit të gjarprit
Shëndetësi

IKSHP-ja thotë se ka mjaftueshëm serum kundër kafshimit të gjarprit

Kosova News
Kosova News 09:27 -16/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se Kosova ka sasi të mjaftueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit dhe se janë furnizuar të gjitha qendrat që kanë kërkuar. Por në disa QKMF mungon siguria nëse serumi është në dispozicion, ndërsa mjekët e emergjencës theksojnë se rastet e kafshimeve nuk janë të rralla, por ato përfundojnë në Infektivë apo te mjeku familjar dhe vetëm në raste të rënda shkojnë në Klinikën Emergjente.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës thotë se vendi është i furnizuar me serum kundër kafshimeve nga gjarpri. Në një përgjigje me e-mail për Radio Kosovën, IKSHPK njofton se “të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë kërkuar furnizim janë pajisur me serum”.

Sipas institutit, janë bërë thirrje të përsëritura që edhe qendrat e tjera të kërkojnë serum, sepse sasitë janë të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë. Serumi është shpërndarë gjithashtu edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe në repartet infektive të spitaleve rajonale.

Ai jepet intravenoz dhe rekomandohet të aplikohet sa më shpejt pas kafshimit nga gjarpri – më së miri brenda 1 deri në 2 orë, por mund të përdoret edhe deri në katër orë pas kafshimit.

Megjithatë, në terren ka pasiguri. Dr. Rushit Ismajli, mjek në një QKMF, thotë se nuk janë të sigurt nëse aktualisht e kanë serumin në dispozicion.

“Nuk e di akoma, më duket që nuk e kemi serumin. Por në raste të tilla, besoj se stafi do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e parë. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast”, thotë ai.

Ndërkohë, rastet e kafshimeve nuk janë aq të rralla. Në kohën e pandemisë kishte probleme me furnizimin me serum, dhe sipas dr. Basri Lenjani, specialist i Mjekësisë Emergjente, të gjitha rastet e rënda përfundonin në Klinikën Emergjente. Ai tha se tani rastet e lehta përfundojnë në klinika të tjera.

“Zakonisht në Shërbimet Emergjente Mjekësore, rastet e rënda përfundojnë vetëm kur ka komprometim të shenjave jetësore ose kur kanë nevojë për mbështetje të avancuar. Zakonisht kontakti i parë është me mjekun familjar dhe Klinikën Infektive”, tha Lenjani.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

“Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrë, fryhet ose është e dhimbshme”. Pas një kafshimi nga gjarpri, duhet të respektohen pesë rregulla të rëndësishme:

Mos e lidhni gjymtyrën, mos e preni plagën, mos e thithni helmin, mos vendosni akull, mos e ngrini këmbën lart. Në vend të tyre, vendosni një garzë sterile në plagë dhe shkoni menjëherë në institucionin më të afërt shëndetësor. Këto janë këshillat që zakonisht i japin IKSHPK dhe Kryqi i Kuq.

Gjithashtu lexoni:

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova News 16/07/2025 16/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?