KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD: Dështimi i shtetit ndaj rastit “Kobra”, të gjitha dënimet me kusht ose me gjobë për veprat penale deri në 10 vite burgim
Siguri

IKD: Dështimi i shtetit ndaj rastit “Kobra”, të gjitha dënimet me kusht ose me gjobë për veprat penale deri në 10 vite burgim

Kosova News
Kosova News 10:24 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të enjten ka publikuar analizën “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”, ndërsa thuhet se Dibran Hoxha, i dyshuar për vrasjen e një 31 vjeçarit ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë, ndërsa të gjitha ishin dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

IKD thekson se sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, më 3 janar 2023, dyshohet se pas konfliktit lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve në lokalin “Kobra City”, një 31 vjeçar gjeti vdekjen, e derisa një tjetër u plagos.

“Deri të vdekja e 31 vjeçarit dyshohet se erdhi nga arma që u shkrep nga një recidivist i veprave penale, Dibran Hoxha apo siç njihet me pseudonimin ‘Kobra’, thuhet në analizën e IKD-së.

Në analizën e publikuar thuhet se IKD, përmes platformës “Betimi për Drejtësi” në shkurt të vitit 2022, kishte raportuar se Hoxha ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë.  Ky recidivist në media proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur.

IKD përmes kësaj analize, bënë të ditur se nga 16 aktgjykimet e analizuara rezulton se i njëjti ishte dënuar me dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

“Derisa ndër veprat për të cilat është dënuar  më shumë se dy herë është vepra penale e armëmbajtjes pa leje. Por, se këto dënime nuk do ta ndalonin të njëjtin që të posedonte sërish armë, dhe të kryente vepër penale më të rëndë, si ajo e privimit nga jeta të një personi, ashtu siç po dyshon Prokuroria Themelore në Prizren”, thuhet në analizën e IKD-së.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist.

Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxha, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim.

“Sipas IKD-së rasti ‘Kobra’ është rast i pakontestueshëm dhe shembull, në të cilin sistemi i drejtësisë,  ka dështuar të parandalojë kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, e njëherësh ka dështuar të mbrojë shoqërinë nga një kryes i veprave penale, përmes politikave ndëshkimore joadekuate, respektivisht përmes dënimeve me gjobë e me kusht të një pas njëshme, me ç’rast si rezultat i mosveprimeve në rehabilitimin e një kryesi recidivist të veprave penale nga ana e sistemit të drejtësisë,  një person është privuar nga jeta”, thuhet më tej.

Tutje, IKD përmes kësaj analize thekson se në shtetet demokratike, ku sundon ligji, në mënyrë të pavarur dhe paanshme, ku integriteti i sistemit të drejtësisë mbrohet skajshëm, në rrethanat e rastit “Kobra”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), do të duhej të alarmoheshin nga dështimi i sistemit të drejtësisë, në parandalimin e një recidivisti nga kryerja e veprave penale dhe mbrojtja e të drejtës themelore, të garantuar në çdo shoqëri demokratike, që është jeta e një personi. Sipas IKD-së, deri më tani këto fatkeqësisht, deri më tani, as në këtë rast nuk kanë reaguar këto institucione, ngjashëm siç nuk kishte reagim institucional adekuat as në rastin e vrasjes së Saime Domazetit.

Në analizën e publikuar thuhet se recidivizmi i vazhdueshëm i tij nuk kishte ndikuar që ndaj tij të merren masa më të ashpra dhe Hoxha të mos ketë qasje në armë.

“Me këtë rast, institucionet e drejtësisë, duhet të sqarojnë për publikun se si është e mundur që një recidivist i kësaj vepre penale, sërish përfundon me qasje në armë përmes së cilës dyshohet se është kryer një vepër e rëndë penale, si privimi i një personi nga jeta.

IKD në këtë analizë ka theksuar se situata të tilla, do të duhej të ishin alarmante, në drejtim të mbajtjes përgjegjës të gjithë personave zyrtar, të cilët me mosveprimin apo veprimin e tyre, nuk i përmbushin obligimet dhe përgjegjësitë e tyre që burojnë nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe atribuojnë në një klimë, ku persona me të kaluar voluminoze kriminale gjenden në liri dhe me lehtësi promovojnë krimin dhe kryejnë vepra penale.

Të gjitha këto sipas IKD-së në sy te institucioneve që përgjegjësi kanë parandalimin, hetimin dhe dënimin e kryesve të veprave penale. Institucionet kanë zgjedhur të heshtin dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në gjetjen e përgjegjësve në këtë hallkë dështimi të institucioneve”, thuhet në analizë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?