KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës
Rajon

“Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës

Kosova News
Kosova News 17:53 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.

Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.

“Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.

Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.

Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi në A2CNN.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore

E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë – zjarrfikësit nxjerrin trupin

Mickoski: Shtetasit tanë me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A
21:32 -16/06/2025
Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe DKA në Gjakovë mbajnë tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollave
21:19 -16/06/2025
Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët
20:45 -16/06/2025
Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën
20:21 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?