Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Në njoftimin e IHMKp-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
“Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të ditës së dielë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 30-33 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas institutit, pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundësi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie.
Kurse bëhet e ditur se indeksi UV do të jetë i lartë dhe pritet të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.|Kosovanews