KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IHMK-ja paralajmëron rrezik nga vërshimet në disa rajone të Kosovës
Siguri

IHMK-ja paralajmëron rrezik nga vërshimet në disa rajone të Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:28 -03/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar se reshjet e shiut që kanë rënë ditët e fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve, duke rritur rrezikun e vërshimeve në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara janë disa vendbanime në Hani i Elezit, Kaçanik, Dragash, Pejë, Deçan dhe pellgu i Moravës së Binçës.

“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellë me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatar dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenj, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deçanit, ku nivelet aktualisht janë në ngritje të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje”, thuhet në njoftim.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim, duke përkeqësuar situatën.

IHMK ka paralajmëruar se në disa pjesë të vendit reshjet mund të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, duke shkaktuar vërshime të shpejta.

“Kërkohet vëmendje e shtuar, sidomos në zonat/komunat e lartcekura. Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatar deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim

Gjithashtu lexoni:

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Agjencia e Emergjencave: 15 vatra zjarri janë aktive në Kosovë

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Kosova News 03/04/2025 03/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?