Është publikuar një fragment nga një intervistë e Zlatan Ibrahimovic me gazetarin Piers Morgan, ku ish-sulmuesi i Milanit foli nga Pep Guardiola deri te karriera e tij e bujshme si futbollist.
41-vjeçari vari këpucët e tij në gozhdë gjatë verës, pasi mbylli karrierën e tij aktive si futbollist me Milanin, aty ku shpenzoi tri vite e gjysmë pas rikthimit në janar të vitit 2020.
Ibrahimovic luajti për Juventusin, Interin dhe Milanin më herët në karrierën e tij, duke shënuar 156 gola dhe duke dhënë 69 asistime në 283 paraqitje gjithsej në Serie A. Suedezi fitoi pesë Scudetto dhe tre tituj të Superkupës së Italisë.
Në një pjesë të intervistës së tij me Piers Morgan, Ibrahimovic fillimisht u pyet nëse një intervistë më e ashpër do të prodhonte ‘Zlatanin e vërtetë’.
“Doni të luani me zjarrin? Unë do të jem zjarri juaj. Por ju do të digjeni. Kur them se jam Zoti, mendon se po bëj shaka apo jo? Nuk bëj shaka”, ishte shprehur Zlatan.
Ish-sulmuesi i Milanit kujtoi gjithashtu kohën e tij në Barcelonë me Guardiolën.
“Në takimin tonë të parë, ai më tha: ‘Mos harroni, lojtarët këtu nuk vijnë me Ferrari’. Ndërkohë unë solla në stërvitje Ferrarin tim”, u shpreh Ibrahimvoic.
Ibrahimovic gjithashtu nuk la pa kujtuar edhe ish-agjentin e tij Mino Raiola i cili vdiq vitin e kaluar për shkak të një sëmundjeje.
“Ishte një humbje e madhe, ai nuk ishte vetëm një agjent për mua, ai ishte gjithçka. Ende më mungon, të gjithëve na mungon ai”, vazhdoi Zlatan.
Në fund, Ibrahimovic u pyet nëse ka bërë diçka gabim gjatë karrierës së tij.
“Unë nuk shkova tek Arsenali. Unë nuk bëjë prova. Jo, jo, ju nuk e kuptoni, unë nuk bëjë prova. Unë jam më i miri, në djall pjesa tjetër”, përfundoi Zlatan.