KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ibrahimi: Sa më herët që krijohet Qeveria, aq më mirë për komunat
Politikë

Ibrahimi: Sa më herët që krijohet Qeveria, aq më mirë për komunat

Kosova News
Kosova News 19:37 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka theksuar rëndësinë e krijimit të Qeverisë së re sa më shpejt.

Sipas tij, kjo do të mundësojë një qasje më të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme ndaj problemeve të shumta që prekin nivelin lokal.

Ai ka theksuar se në këtë vit, zgjedhjet lokale do të ofrojnë mundësinë që qytetarët të japin llogari për punën e kryetarëve të komunave.

“Për komunat, sa më herët që krijohet qeveria, është më mirë, sepse ka shumë probleme në nivelin lokal të cilat besojmë se duhet të zgjidhen dhe se trajtimi dhe qasja ndaj këtyre problemeve duhet të jetë shumë e drejtpërdrejt dhe e menjëhershme”, ka theksuar Ibrahimi në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka potencuar rëndësinë e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për kryetarët e komunave, duke theksuar se qytetarët do të mund të vlerësojnë nëse kryetarët kanë bërë punë të mirë dhe të votojnë për ta në zgjedhjet e tetorit.

Megjithatë, Ibrahimi ka shprehur shqetësim për disa probleme që po shkaktohen nga niveli qendror dhe që kanë impakt të drejtpërdrejtë në nivelin lokal.

Një nga shqetësimet kryesore që ai ngriti është pabarazia në ndarjen e buxhetit, ku, sipas tij, disa komuna ose kryetarë favorizohen përmes ndikimeve politike.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
13:20 -19/05/2025
Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun
11:25 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?