KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ibishi: Vuçiqi nuk përjashton asgjë për eskalim të situatës në Kosovë
PolitikëSiguri

Ibishi: Vuçiqi nuk përjashton asgjë për eskalim të situatës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:23 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibshi, i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për situatën e sigurisë në veri, pas paralajmërimeve për mbyllje të kufijve nga ana e serbëve si dhe për kërkesën e Britanisë së Madhe, drejtuar qytetarëve të saj që ta shmangin veriun e Kosovës.

Ibishi tha se estabilishmentit serb nuk i ka mbetur gjë tjetër në Kosovë, veçse të bllokoj kufijtë jashtë Kosovës.

“Kjo është një iniciativë e turpshme për të bllokuar kufirin, po ashtu kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut e po ashtu me të gjitha konventat evropiane dhe deklaratën e Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Ibishi.

Tutje ka thënë ai se një gjë e tillë tregon ekstremizmin dhe hipokrizinë e madhe të një vendi fqinjë në krye me Vuçiqin, i cili siç tha Ibishi, i përdor të gjitha mjetet për realizimin e projekteve të tij.

“Mendoj që është pak e sikletshme të mbyllen të gjitha hyrje-daljet e qytetarëve andej e këndej kufirit, pasi që Serbia është si vend transite për qarkullim”, tha Ibishi.

Ai tha se pos komunitetit serb që do t’u vështirësohet komunikimi nga kjo mbyllje, kjo prek drejtpërdrejt edhe tri komunat me shumicë shqiptare në Luginë.

Ndërkaq, rreth kërkesës së Britanisë së Madhe, drejtuar qytetarëve të saj që ta shmangin veriun e Kosovës, Ibishi tha se nga Serbia gjithçka pritet dhe ajo nuk do t’i përjashtoj asnjë mundësi për eskalimin e situatës në Ballkan.

“Gjithçka mund të pritet, në kuptimin e saj është edhe raporti vjetor amerikan i inteligjencës, që ka paralajmërime të frikshme, jo të mira por të frikshme për mundësitë e eskalimit të situatës në Ballkan, nga bota serbe e cila gjithandej po fillon së zbatuari projektet e veta”, tha Ibishi.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Kosova News 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?