KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve
Siguri

Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

KosovaNewss
KosovaNewss 18:47 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq shkoi mirë, kjo edhe falë organizimit të mirë operacional të Policisë së Kosovës, për ta mbajtur rendin e qetësinë, por edhe për faktin se nuk kishte reagime nga pala serbe, sepse ashtu urdhëroi presidenti i tyre Vuçiq. Kështu ka thënë në emisionin në RTK, Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë.

Përkundër faktit se sot gjithçka shkoi mirë sa i përket betimit të kryetarit në Mitrovicë të Veriut, ai nuk e përjashton mundësinë e ndonjë incidenti gjatë inaugurimit të kryetarëve të tjerë në tri komunat tjera në veri, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. Kjo, pasi sipas tij, menjëherë pas betimit të kryetarit në Komunën e Mitrovicës së Veriut, reaguan Lista Serbe dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të cilët deklarojnë se Policia e Kosovës e ka okupuar veriun.

 “Ata nuk e shohin Policinë e Kosovës si mbrojtës të rendit e të qetësisë por e akuzojnë atë. Javën e ardhshme pritet inaugurimi i kryetarëve në tri komunat tjera. Ka paralajmërime dhe kërcënime për destabilizim të mundshëm, kjo me urdhrat e një vendi fqinj, Serbisë, përmes Vuçiqit dhe përcillet përmes Listës Serbe dhe ekstremistëve, që janë nën urdhrat e presidentit serb dhe i zbatojnë ato që u thuhet.  Prandaj, nuk i përjashtoj incidentet”, tha Ibishi.

Ai pohon se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka qenë më e lehtë, ka qenë një lloj pilot – projekti, ndërsa në tri komunat tjera do të jetë më e vështirë. Megjithatë, Ibishi beson se gjithçka do të kalojë mirë edhe do të ketë forca të mjaftueshme për ruajtjen e rendit e qetësisë, edhe pse mendon se do të ketë tendencë për përkeqësim dhe ngritje të tensioneve.

“Besoj se betimi i kryetarëve do të bëhet një nga një dhe pa probleme dhe pastaj do të ketë ecje më të lehtë në inaugurimin e asambleve të komunave. Qëllimi i Vuçiqit është i qartë, destabilizimi i veriut, krijimi i asociacionit të plotë, autonomi dhe largim të Policisë së Kosovës nga veriu  vendit”, ka thënë pos tjerash Ibishi.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Takimi Ulutas-QUINT’i, ambasada e Britanisë kujton ndërhyrjen e NATO’s: Ishte jetike për ta ndaluar katastrofën humanitare në Kosovë

KosovaNewss 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?