KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I refuzohet ankesa e mbrojtjes së Jakup Karasniqit, ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak mbi paraburgimin
Siguri

I refuzohet ankesa e mbrojtjes së Jakup Karasniqit, ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak mbi paraburgimin

Kosova News
Kosova News 14:07 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Paneli i Apelit, i kryesuar nga Michèle Picard, ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit të ushtruar ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak, me anë të së cilit ishte bërë vazhdimi i masës së paraburgimit.

Sipas vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake në mënyrë të qartë konsideroi se kishte marrë informacione të mjaftueshme, veçanërisht në lidhje me kushtet shtesë dhe kapacitetin e Policisë së Kosovës për të zbatuar masat monitoruese dhe paneli ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në përfundimin se në bazë të një informacioni të tillë para tij, “Kushtet shtesë dhe çdo kusht tjetër i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake janë të pamjaftueshme për të zbutur rrezikun (e identifikuar)”.

“Paneli nuk konstaton se një përfundim i tillë paragjykon në asnjë mënyrë rezultatin e kërkesave të mbrojtjes në të ardhmen për lirim të përkohshëm pasi gjyqtari i procedurës paraprake i konsideroi saktë kushtet e lirimit përkundrejt rrethanave specifike të rastit në kohën kur u zhvillua shqyrtimi. Për më tepër, kjo nuk e pengon gjyqtarin e procedurës paraprake që të vlerësojë të njëjtat kushte ndryshe në të ardhmen, nëse vlerësimi i tij për rreziqet ekzistuese ndryshon ose konsiderata të tjera që garantojnë lirimin e të akuzuarit bëhen të zbatueshme”, thuhet në këtë vendim.

Po ashtu në ankesë thuhej se mbrojtja e Krasniqit zhvillon një bazë të ankesës që konsiston në keqpërdorimin e pretenduar të diskrecionit të kryer nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vlerësimin e kushteve të lirimit. Kurse, thuhet se mbrojtja kërkon që Kolegji i Gjykatës së Apelit ta miratojë ankesën, t’i korrigjojë këto gabime dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të tij.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen.

Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?