Një vetaksident në fshatin Posukë të Prizrenit, i mori jetën një 19 vjeçare dhe la të lënduar edhe dy persona të tjerë 25 dhe 27 vjeç.
Policia bëri të ditur se vetkasidenti ka ndodhur rreth orës 04:19 dhe se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda turopre.
I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gjendja e pacientit është e rëndë.
“Po ndodhet në trajtim tek ne, i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.
Lexo po ashtu:
Ai ka shtuar se pacienti ndodhet në intubim dhe se trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror.
““Është në aparat me frymamrrje të asistuar. Trajtimi do të vazhdoj në MIQ”, ka thënë Syla.