KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I rikthehet masa e suspendimit hetuesit Idriz Gashi, për të cilin KosovaNews raportoi se mori pjesë në tubimin e PDK-së
Siguri

I rikthehet masa e suspendimit hetuesit Idriz Gashi, për të cilin KosovaNews raportoi se mori pjesë në tubimin e PDK-së

Kosova News
Kosova News 20:58 -10/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Hetuesit policor Idriz Gashi, për të cilin KosovaNews raportoi se ka ka marrë pjesë në fushatën e PDK-së, i është kthyer masa e suspendimit vetëm pak orë pasi ishte kthyer në punë. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, të premten në mbrëmje.

Gashi ishte në mesin e tre zyrtarëve policorë të suspenduar më 8 janar pasi dyshoheshin se morën pjesë në tubime parazgjedhore të partive politike. Por paraditen e sotme, avokati Koci ka thënë se klienti i tij ishte kthyer në detyrë pasi ishte konstatuar se s’kishte marrë pjesë në tubime politike.

Megjithatë, në një postim në mbrëmje, Koci ka thënë se Gashit i është rikthyer masa e suspendimit në atë që e ka cilësuar si vendim të paligjshëm.

“Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz. Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.  Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese”, ka shkruar Koci.

Sipas avokatit, ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe cenon besimin në sistemin juridik të vendit.

“…pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.  Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit. Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit”, ka shkruar tutje Koci.

Nexhmi Krasniqi, kolonel i Policisë Kufitare, e Gashi dyshoheshin se morën pjesë në tubimet e PDK-së. Krasniqi pati thënë se do të ankohej për suspendimin dhe se do të paraqesë prova në favor të tij.

Veç tyre, majori i Policisë, Isak Ejupi, ishte paraqitur në një tubim parazgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kishte mbajtur një fjalim, bazuar në një postim në Facebook të LDK-së.

Inspektorati Policor u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë që të qëndrojnë larg aktiviteteve politike./koha.net

Gjithashtu lexoni:

​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

Kosova News 10/01/2025 10/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë
18:12 -01/07/2025
Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje
18:02 -01/07/2025
Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
17:55 -01/07/2025
Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?