Veturat amerikane Tesla, raportohet se nuk mund mbushen në temperatura të ftohta, shkroi “electrek” të hënën.
Domenick Nati, udhëheqës i një emision në radio të Virginias, tha se tentoi ta mbushte veturën në minus 7 gradë celsius, por mbushësi “nuk jepte shenjë”.
Nati e filmoi momentin ku në ekran i shfaqej mesazhi se vetura po ngrohej, por as pas një ore, Tesla i modelit S, nuk po mbushej.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar temperatura të ftohta tash e disa javë.
Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha në komunikacionin rrugor amerikan.