KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dyshuari për narkotikë paraqitet në Prokurori, lirohet pas dorëzanisë prej 30 mijë eurosh
Siguri

I dyshuari për narkotikë paraqitet në Prokurori, lirohet pas dorëzanisë prej 30 mijë eurosh

Kosova News
Kosova News 15:38 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë  Speciale për dorëzani për një të dyshuar për veprat penale  “prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Personi me iniciale S.N. sipas një komunikate të lëshuar nga Prokuroria Speciale të hënën, para komunikatës së Gjykatës, kishte qenë në arrati dhe ishte paraqitur në Prokurori së bashku me avokatin e tij. 

“I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-së. Prokuroria ka lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit te arrestuar”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Pas kësaj komunikate Gjykata ka njoftuar se ka pranuar kërkesën për dorëzani.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të pandehurit – dorëzaninë, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.N. ka kryer veprat penale ‘Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ka aprovuar  propozimin e  Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë dhe të pandehurit S.N. i caktohet masa e dorëzanisë, pranohet dorëzania e ofruar nga ana e te pandehurit S.N. në të holla, në shumë prej tridhjetëmijë (30,000) euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.  

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e dorëzanisë ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.N. ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se janë plotësuar edhe kushtet dhe arsyet e kërkuara me ligj për caktimin e dorëzanisë.

“Nëse i pandehuri S.N. ikën dhe arratiset, me aktvendim të gjykatës caktohet që dorëzania të derdhet në Fondin për Kompensimin e Viktimave, po ashtu i pandehuri paraburgoset dhe dorëzania hiqet nëse pas thirrjes me rregull ai nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton, si dhe nëse përgatitet të ikë ose gjatë kohës derisa është në liri, paraqiten arsyet tjera ligjore për paraburgim. Dorëzania hiqet nëse procedura penale pushon me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, ndërsa kur i pandehuri dënohet me burgim, dorëzania hiqet kur ai të ketë filluar vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?