KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dërguari i Britanisë: Kosova dhe Serbia të ndalin ciklin e krizave të rrezikshme
Politikë

I dërguari i Britanisë: Kosova dhe Serbia të ndalin ciklin e krizave të rrezikshme

Kosova News
Kosova News 23:22 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka bërë thirrje që të punohet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

Peach, gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, të enjten, ka takuar krerët e institucioneve – presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Emisari britanik ka përshëndetur përpjekjet për të zbutur tensionet në veriun e Kosovës, dhe ka inkurajuar riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet kosovare, ka njoftuar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të ndalin ciklin e krizave dhe të retorikës së rrezikshme, dhe të punojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Peach është njoftuar nga presidentja Osmani lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ajo ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të vendit për paqe dhe siguri, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

Gjithashtu, është thënë se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst, presidentja Osmani ka kërkuar “përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Në këtë frymë, siç thuhet në njoftim, presidentja Osmani ka kërkuar që “ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori”.

Ndërkaq, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se gjatë takimit me Stuart Peach, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.

“U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti tha se “në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë”.

Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit 2021.

Asokohe, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 06/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?