KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I akuzuari tërhiqet nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues, në rastin e 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili
Siguri

I akuzuari tërhiqet nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues, në rastin e 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili

KosovaNewss
KosovaNewss 11:47 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën është mbajtur shqyrtimi gjyqësore në rastin e 400 kilogramëve drogë, në të cilën seancë i akuzuari Kadri Sheqiri është deklaruar para trupit gjykues se heq dorë nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues.

“Heq dore nga cilësia e dëshmitarit bashkëpunues dhe tani e tutje cilësia ime mbetet si i pandehur”, tha i akuzuari Kadri Sheqiri.

Në këtë rast, të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), janë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyqi.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. 

Pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga kjo cilësi, trupi gjykues theksoi se sipas Kodit të ri të Procedurës Penale autoriteti kompetent për shpallje të dëshmitarëve bashkëpunues si dhe çështjen e revokimit të kësaj cilësie është prokuroria.

Mbi këto rrethana, trupi gjykues kërkoi nga prokurori special Valdet Gashi që brenda afatit të arsyeshëm kohorë të kryej proceduat e nevojshëm pasi që i akuzuari Kadri Sheqiri hoqi dorë nga cilësia e dëshmitari bashkëpunues.

Paraprakisht kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli i lexoi të drejtat dhe detyrimet të akuzuarit Kadri Sheqiri që ka në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues, mirëpo njëjti deklaroi se qëndron vetëm prapa deklaratës së parë të dhënë në polici.

Seanca e datës 20 korrik është anuluar pasi që prokurori Gashi njoftoi se i nevojitet kohë për të zhvilluar procedurat lidhur me revokimin e cilësisë së dëshmitari bashkëpunues nga i akuzuari Kadri Sheqiri.

Seancat e radhës për këtë çështje penale u caktuan të mbahen më 11, 12 dhe 13 shtator, por këto gjithnjë si data opsionale pasi që prokurori Gashi njoftoi se ka udhëtim zyrtar dhe nuk mund të garantoi se ndonjë prokurori tjetër merr barrën që në këto data të përfaqësoj aktakuzën.

Ndryshe, në këtë shqyrtim gjyqësor patë ndryshim të trupit gjykues, ku gjyqtari Arben Hoti është ndërruar me gjyqtari Valon Kurtaj, i cili ishte prezent në shqyrtimi  gjyqësorë të ditë së martë, me ç’rast me pajtimin e palëve u konsideruan të lexuara aktakuza dhe fjalët hyrëse, shkruan Betimi për Drejtësi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramëv kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove. 

Gjithashtu lexoni:

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

Haradinaj bën homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Rohde reagon me shqetësim: Autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa

KosovaNewss 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Kurti merr pjesë në konferencën IMPACT 2025 në Poloni, takon figura të njohura ndërkombëtare
16:13 -14/05/2025
Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?