KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hysri Selimi deklarohet lidhur me akuzën për spiunazh: Jam i pafajshëm në tërësi
Siguri

Hysri Selimi deklarohet lidhur me akuzën për spiunazh: Jam i pafajshëm në tërësi

Kosova News
Kosova News 09:46 -23/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hysri Selimi u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh.

Jam i pafajshëm në tërësi”, tha Selimi.

Këtë deklarim, i akuzuari Selimi e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe avokatin e tij Ali Beka se brenda 30-ditësh mund të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Avokati Beka propozoi që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e paraburgimit me arsyetimin se kanë pushuar rrethanat për të cilat është caktuar dhe vazhduar kjo masë. Fjalën e avokatit e përkrahi i akuzuari Selimi.

Ndërkaq, prokurori Kodraliu tha se gjatë zbatmit të masave të veçanta hetimore, është konfirmuar se i pandehuri në vazhdimësi ka udhëtuar në territorin e Serbisë. Po ashtu, përmendi edhe dënueshmërinë e veprës penale që i vihet në barrë të akuzuarit. Andaj, tha se konsideron që ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.

Kurse, gjyqtari Përlaska vendosi që të refuzohet propozimi i avokatit, pasi gjykata vlerëson se edhe më tutje ekzistojnë kushtet mbi bazën e të cilave është caktuar dhe vazhduar paraburgimi. Gjithashtu, tha se sa i përket sigurisë dhe pranisë së të pandehurit, gjykata ka një aktvendim në fuqi dhe vlerësimin e vazhdimit të masës mund ta bëjë në çdo kohë varësisht nga ndryshimi eventual i rrethanave.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 prill 2025 kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj Hysri Selimit, nën dyshimin për spiunazh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të cilën e kishte siguruar  “Betimi për Drejtësi”, thuhej se Hysri Selimi dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Intelegjencës dhe Sigurisë e Serbisë (që njihet si BIA), ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri, si edhe për zyrtarë të lartë të partive politike, dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Si shpërblim për këtë shërbim, prokuroria thotë se zyrtarët e BIA-s në takimet në Serbi, e kanë paguar Selimin deri në 700 euro, si edhe i kanë dhënë telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas prokurorisë, Selimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi ngarkohet për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 23/09/2025 23/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?