Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Skenderajt, Hysni Mehani, ka reaguar pas një përplasjeje verbale gjatë homazheve në fshatin Polac, duke publikuar edhe një video nga momenti i ngjarjes.
Në një postim të tij publik, Mehani ka deklaruar se është përballur me kërcënime nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Sipas Mehanit, Gucati, i cili ndodhej me automjet gjatë ngjarjes, i është drejtuar me fjalët “ruaju se me mua keq e ki shumë”, çka ai e ka cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë.
Ai ka theksuar se nuk frikësohet nga qëndrimet apo presionet, duke shtuar se në raste përkujtimore dhe homazhe duhet të mbizotërojë respekti për të rënët dhe për familjet e tyre.
“Është e ulët dhe e turpshme që në ditë të tilla të ketë kërcënime. Në këto momente duhet vetëm respekt dhe solidaritet. Gjithçka tjetër është e tepërt”, ka shkruar Mehani.
Në reagimin e tij, ai ka shtuar se askush nuk mund të jetë “pronar i lirisë”, duke kërkuar më shumë kujdes dhe maturi në raste përkujtimore.
Postimi i Plotë:



