Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe duke e miratuar pjesërisht tjetrën.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një projekti madhor që qyteti e ka pritur prej vitesh.
“Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e presim me padurim,” ka shkruar Hyseni.
Ai bëri të ditur se procedurat do të vazhdojnë përpara dhe se qyteti i Gjilanit do të ketë një stadium me standarde të UEFA-s.
“Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit dhe sportistëve – shihemi së shpejti në stadium,” ka përfunduar ai.