KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyseni mirëpret vendimin e qeverisë në detyrë për Gjilanin
Politikë

Hyseni mirëpret vendimin e qeverisë në detyrë për Gjilanin

Kosova News
Kosova News 15:30 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur vendimin e qeverisë në detyrë për ndërtimin e qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhjen e rrugës nacionale deri te autoudha Velekincë – Livoç i Ulët dhe i Epërm.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë të Kosovës është shqyrtuar e miratuar propozim-vendimi preliminar për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë – Livoçi i Ulët dhe i Epërm).

Në njoftimin e komunës bëhet me dije se i pari i Gjilanit ka theksuar se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tash po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha ai, thuhet në njoftim.

Hyseni falënderoi ministrin në detyrë të Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e vazhdueshme.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?