KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyseni: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor
Ballina

Hyseni: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor

Kosova News
Kosova News 10:44 -31/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Po bëhen gati një javë prej kur ka nisur greva në sektorin publik, ku janë të përfshirë edhe mësimdhënësit, në komunën e Gjilanit thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur vitin e ri shkollor.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në një intervistë thotë se çështja e grevave është çështje në të cilën nuk mund të ndikojnë si komunë. Derisa thekson se janë duke bërë disa investime infrastrukturore në disa shkolla të kësaj komune.

“Çështja e grevës është çështje tjetër. Përgatitjet tona si komunë për pjesën tonë si obligim i kemi bërë të gjitha. Tash kemi filluar me investime në disa prej shkollave në kuptimin e nyejve sanitare, ose kemi edhe dy shkolla të tjera që janë duke u punuar në programin e efiçiencës, ku po bëhen ndryshime në infrastrukturë. Ndërkohë, që pjesa tjetër, ne jemi absolutisht të gatshëm që të fillojmë vitin, ndërsa pjesa e grevës është edhe nivel tjetër i diskutimit dhe punë që nuk mund të ndikojmë ne si komunë”, thotë Hyseni.

Lidhur me investimet kapitale në këtë komunë, i pari i Gjilanit tha se tashmë kanë nisur disa projekte infrastrukturore në vlerë prej 7.5 milionë eurosh.

“Tash kemi filluar me disa prej projekteve në investime kapitale në kuptimin e infrastrukturës. Koha dhe periudha e pushimeve verore të bashkatdhetarëve na ka gjetur në një periudhë të vështirë për shkak se kemi qenë në një kohë kur nuk kemi dashur t’i fillojmë punimet për shkak të ngarkesës së madhe, të fluksit të madh, ndërkohë dje kemi filluar me projektin e parë që e kemi nënshkruar së fundmi dhe do të presim edhe projekte të tjera, diku 7.5 milionë investime në infrastrukturë… Zona ekonomike, sheshi i qytetit, objekti i ri i administratës komunale, qarkorja e dytë e qytetit janë disa prej projekteve kryesore, ndërkaq ka edhe projekte tjera, investime kapitale në turizëm në shkolla objekte etj., që janë projekte që po rrjedhin paralelisht”, tregon ai.

Si problem kryesor kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni përmend borxhet e mëdha të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Sipas tij, prej 26 milionë eurove kanë arritur t’i shlyejnë 3 milionë.

“Problemi kryesor dhe kapital që po përballemi sot e kësaj dite janë borxhet e mëdha të trashëguara. 26 milionë euro borxhe prej të cilat në 6 muajt e parë të qeverisjes janë paguar mbi 3 milionë euro, ndërkaq të tjerat po presim që t’i paguajmë ndërkohë”, theksoi ai.

Banorët e Komunës së Gjilanit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes, por udhëheqësi i kësaj komune thotë se pa një investim kapital problemi i ujit nuk mund të zgjidhet.

“(Uji) Është problem i kamotshëm. Në dy dekadat e fundit kemi pasur mungesa ekstreme të ujit të pijes në 4-5 raste. Tash për tash gjendja e ujit në liqenin e Perlepnicës prej nga e marrim ujin e pijes është deri diku stabile dhe ka edhe burime të tjera alternative që po punojmë t’i funksionalizojmë. Ka shpime individuale, puse që po mundohemi t’i inkuadrojmë në rrjetin e ujësjellësit, mirëpo pa një zgjidhje kapitale, pa një investim kapital problemi i ujit nuk zgjidhet. Kjo mund të jetë qoftë digë apo liqe akumulues mund të jetë edhe alternativë tjetër e furnizimit e cila tash është duke u punuar për momentin, por nuk janë zgjidhje të shpejta që mund të zgjidhen brenda vitit të parë ose vitit të dytë tonë”, thotë kryetari i Gjilanit.

Sa i takon sektorit shëndetësor, Hyseni thotë se përgjithësisht nuk qëndrojnë keq me staf shëndetësor, por konsideron se duhet të bëjnë një organizim të brendshëm.

“Nuk është që jemi keq për numrin e banorëve që i kemi në raport me mjekësinë dhe standardet që kërkojnë jemi thuajse mirë dhe në rregull. Ndërkohë, kërkohet dhe ne po mundohemi që të sigurojmë edhe mjekë tjerë shtesë besoj që brenda këtij muaji ose muajit të ardhshëm do të shpallim një konkurs të ri përmes blerjes së shërbimeve me një organizatë të huaj në mënyrë që t’i mbulojmë edhe fshatrat e mëdha me shërbime shëndetësore në orar të plotë. Besoj që jemi mirë në këtë drejtim, na duhet vetëm një organizim i brendshëm”, thotë ai.

Edhe gjilanasit po përballen me reduktime të energjisë elektrike, por kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni thotë se si komunë po angazhohen që të sigurojnë rrymë për institucionet vitale

Gjithashtu lexoni:

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita duhet ta respektojë procedurën

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Kosova News 31/08/2022 31/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
21:54 -05/07/2025
Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç
21:51 -05/07/2025
Veprimi i turpshëm nga tifozët tek varri i Diogo Jotas – ndërhyu policia
21:47 -05/07/2025
Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
21:40 -05/07/2025
Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë
21:38 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?