KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës
Botë

Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 13:53 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kamioni i parë me naftë ka hyrë në Rripin e Gazës të mërkurën, për herë të parë prej kur Izraeli ka vënë bllokadë në këtë enklavë për shkak të luftës me Hamasin, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë.

Hamasi, grup palestinez, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Dërgesa është mundësuar pasi Izraeli ka dhënë miratim për dërgim të 24.000 litrave naftë në Gazë, për përdorim nga kamionët e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ndihmës, mirëpo jo për përdorim në spitale, sipas burimeve humanitare.

Ndihma në sasi të kufizuara kanë hyrë nga Egjipti në Gazë prej 21 tetorit, mirëpo Izraeli ka refuzuar që të lejojë hyrjen e naftës në këtë territor, duke thënë se Hamasi ka rezerva të mjaftueshme.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar ditëve të fundit se shumë shpejt do t’i ndalin operacionet e ndihmës, për shkak të mungesës së naftës.

Punëtorë për ndihma kanë thënë se mungesa e naftës, e cila është e nevojshme për spitale dhe furnizim me ujë, ka ndikuar në përkeqësim të kushteve për 2.3 milionë banorë të Gazës.

Dëshmitarët kanë thënë se dy kamionë tjerë janë në pritje në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, dhe janë duke pritur për të hyrë në Gazë.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite.

Nuk ndalet aksioni, Izraeli rrethon me tanke e ushtarë spitalin e Al Shifa në Rripin e Gazës

Gjithashtu lexoni:

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit

Iraku i kërkon Iranit të vazhdojë bisedimet me SHBA-në pas sulmit nga Izraeli

Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjidhje diplomatike ndërmjet Iranit dhe Izraelit

Trump paralajmëron Iranin për sulme të tjera më brutale nga Izraeli

Kreshnik Llabjani 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas një kontratë dy vjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit
20:15 -13/06/2025
Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi
20:11 -13/06/2025
Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit
19:36 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?